Politike

Programi ekonomik i PD-së, Rushaj e prezanton përmes një video-mesazhi: Do të rriten pagat dhe do të ulen taksat 

31 Janar 2021, 20:20 Nga DOSJA
Programi ekonomik i PD-së, Rushaj e prezanton përmes një

TIRANË- Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme një pjesë të programit të saj ekonomik. Përmes një video-mesazhi, drejtori i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj ka thënë se do të ulet çmimi i energjisë elektrike për 710 mijë familje.

Ndërkohë tjera Rushaj ka thënë se do të financhen 100% interesat e kredive për 20 mijë familje të reja, në të gjithë vendin. Ai gjithashtu ka thënë se do të rriten pagat për 360 mijë arsimtarë dhe do të ulen taksat për çdo të punësuar. Një premtim tjetër i PD-së është edhe ndihma prej 3 mijë lekësh të reja në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vjet rresht.

“Nga kjo sallë Jona, lançuam programin Shqipëria Fiton. Pjesë e saj është edhe programi për familjen. Cili është investimi kryesor për ty si e re për të krijuar një familje? Për këtë ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 20,000 familje të reja. Do të japim 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vite radhazi. Do të rrisim pagat e 36,000 arsimtarëve dhe 36,000 familje arsimtarësh do të përfitojnë nga kjo. Ne do të ulim çmimin e energjisë elektrike për 710 mijë familje. Ne do të ulim taksat dhe çdo i punësuar do të ketë më shumë para në xhepat e tij për familjen e vet”,tha Rushaj.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred rushaj pd zgjedhjet e 25 prillit alfred rushaj pd zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll