Aktualitet

Lumi Ishëm del nga shtrati, shkakton përmbytjen e tokave bujqësore, banesat e rrethuara nga uji

1 Shkurt 2021, 07:57 Nga DOSJA
Lumi Ishëm del nga shtrati, shkakton përmbytjen e tokave

KRUJË–Reshjet e shiut kanë nisur në disa zona të vendit duke shkaktuar probleme. Kështu në fshatra të Krujës vendi është mbuluar nga uji duke vështirësuar qarkullimin e njerëzve apo makinave.

Ndërkohë lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore dhe disa banesa të rrethuara nga uji. Si pasojë e pranisë së ujit përmbytje janë shënuar edhe në fshatrat Murqinë, Mallkuç, disa banesa të rrethuara nga uji, dhe rrugë të bllokuara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumi ishem lumi ishem

Sondazh

Poll