Aktualitet

ISHP: Rritja e infektimeve nga festat, s’ka prani të mutacionit të Covid-19

31 Janar 2021, 22:05 Nga DOSJA
ISHP: Rritja e infektimeve nga festat, s’ka prani të mutacionit

TIRANË– Ditët e fundit është vërejtur një rritje e numrit të rasteve me Covid-19 në Shqipëri, që i kaloi edhe 900 të infektuarit ditorë.

Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku tha për Tv Klan se shtimi i rasteve pozitivë ishte i pritshëm pas festave të fundvitit.

“Kjo rritje ishte paralajmëruar në muajin Dhjetor, që për arsye të festave të cilat kanë një periudhë prej 10 ditësh, zgjatën prej 10 ditësh, ishte parashikuar rritja e rasteve në muajin Janar. Aktualisht ka një rritje të incidencës 2-javore me 2 javët paraardhëse, por situata është e qëndrueshme. Pra, është një rritje e lehtë, rritje e qëndrueshme pavarësisht këtyre luhatjeve ditore”.

Artan Simaku tha se në Shqipëri nuk janë zbuluar variante të reja të Covid-19. “Deri tani nuk ka patur raste të dyshuara në Shqipëri. Situata monitorohet çdo ditë dhe jemi në alert të veçantë në lidhje me këto variante të reja ose mutacione”.

Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik sqaroi se numri i të infektuarve është i lidhur me mosrespktimin e masave nga qytetarët.

Marrë nga Tv Klan

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2021, 21:28

VIDEO/ Dhunohet me zinxhirë qeni në Vlorë

VLORË- Një qen është dhunuar ditën e sotme me zinxhirë në Vlorë. Një video e postuar nga JOQ, shihet një burrë që po dhunon qenin me zinxhirë dhe po e tërh...

Aktualitet 31 Janar 2021, 20:00

Digjet “Benz”-i në mes të Shkodrës

SHKODËR– Një automjet i llojit ‘Mercedez Benz’ ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në lagjen ‘Qemal Stafa’ pra...

Aktualitet 31 Janar 2021, 19:47

SHQIPËRI– 1380 viktima, 29 mijë e 323 të infektuar aktivë dhe 47 mijë e 424 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pand...