Aktualitet

HARTA LIVE: Shi dhe dëborë në të gjithë vendin! Lumi Ishëm del nga shtrati, IGJEUM heq ‘frikën’: S’ka rrezik për p

1 Shkurt 2021, 06:20 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Shi dhe dëborë në të gjithë vendin! Lumi

TIRANË– Moti i keq dhe me shi vazhdon të mbajë “mbërthyer” vendin, duke kthyer edhe rrezikun e përmbytjeve.  Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë, ku paralajmëron se deri më tani nivelet e ujit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme.

Shkodra vijon të mbetet një nga zonat më me probleme në territorin e vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Si pasojë e reshjeve të fundit të shiut rreth 1350 ha tokë është përmbytur në Shkodër, ndërsa sasia e ujit në rrugë ka arritur deri në 1.5 metra. Ndërkohë lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore dhe disa banesa të rrethuara nga uji. Si pasojë e pranisë së ujit përmbytje janë shënuar edhe në fshatrat Murqinë, Mallkuç, disa banesa të rrethuara nga uji, dhe rrugë të bllokuara.

Deri më tani në gjithë territorin pritet rritje e prurjeve, por nuk shfaqet ndonjë rrezik i shtuar nga përmbytjet. Reshjet e shiut, ditën e sotme priten që të jenë intensive në qarqet Kukës, Lezhë dhe Vlorë. Ndërsa në verilindje dhe juglindje të vendit, mund të jenë në formë dëbore dhe në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit.

Sa i përket temperaturave, ato pritet të variojnë nga 9 / 14 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 7 / 11 °C; ndërsa në vendet malore: 2 / 8 °C. Ndërkohë era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

HARTA LIVE:

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2021, 21:28

VIDEO/ Dhunohet me zinxhirë qeni në Vlorë

VLORË- Një qen është dhunuar ditën e sotme me zinxhirë në Vlorë. Një video e postuar nga JOQ, shihet një burrë që po dhunon qenin me zinxhirë dhe po e tërh...

Aktualitet 31 Janar 2021, 20:00

Digjet “Benz”-i në mes të Shkodrës

SHKODËR– Një automjet i llojit ‘Mercedez Benz’ ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në lagjen ‘Qemal Stafa’ pra...