Aktualitet

Sot injektohen dozat e dyta të vaksinës anti-COVID, Rama sërish tek ‘Air Albania’, në mbrëmje vijnë të tjera

1 Shkurt 2021, 06:38 Nga DOSJA
Sot injektohen dozat e dyta të vaksinës anti-COVID, Rama sërish

TIRANË– Sot, në stadiumin “Air Albania” do të jepen dozat e dyta dhe të fundit të vaksinës anti-COVID, e prodhuar nga kompania Pfizer. Kryeministri Edi Rama, së bashku me bluzat e bardha, që u vaksinuan për herë të parë dy javë më parë, do të marrin ‘dozën’ përfundimtare që do t’u sigurojë krijimin e anti-trupave.

Ndërkohë që sot në mbrëmje pritet që të vijnë edhe dozat e tjera nga kompania e Pfizer, pasi vetë kryeministri Edi Rama premtoi 10 mijë doza në javën e tretë të janarit. Sipas tij, dërgesa nuk u bë nga vetë kompania për shkak të probleme me prodhimin, duke mos e shpërndarë në kohë edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian. 

Vetë Ministria e Shëndetësisë nuk ka publikuar shifra të sakta se sa bluza të bardha janë injektuar deri më tani me vaksinën, por drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në daljet e tij publike flet për rreth 600 persona.

Ndërkohë që ditët e fundit në Shqipëri ka pasur “shpërthim” infektimesh. Deri më tani raportohet për 77251 të prekur gjithsej, nga të cilët 1369 kanë ndërruar jetë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise stadiumi air albania koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise stadiumi air albania

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2021, 21:28

VIDEO/ Dhunohet me zinxhirë qeni në Vlorë

VLORË- Një qen është dhunuar ditën e sotme me zinxhirë në Vlorë. Një video e postuar nga JOQ, shihet një burrë që po dhunon qenin me zinxhirë dhe po e tërh...

Aktualitet 31 Janar 2021, 20:00

Digjet “Benz”-i në mes të Shkodrës

SHKODËR– Një automjet i llojit ‘Mercedez Benz’ ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në lagjen ‘Qemal Stafa’ pra...