Aktualitet

Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

1 Shkurt 2021, 07:52 Nga DOSJA
Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë ndalimit të policisë atij iu janë sekuestraur dhe lëndë e dyshuar si kanabis.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Me datë 15.01.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një shtetas të mitur 16-vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë ndalimit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:B. L., 34 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.Ky shtetas, më datë 15.01.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një shtetas të mitur 16-vjeç.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34-vjeçari në tiranë arrestohet 34-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll