Aktualitet

Favorizoi lirimin e Hekuran Billës, ILD-ja kërkon shkarkimin e prokurorit Bujar Memia

31 Janar 2021, 21:54 Nga DOSJA
Favorizoi lirimin e Hekuran Billës, ILD-ja kërkon shkarkimin e

TIRANË– Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e prokurorit të Krujës Bujar Memia. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një shkresë zyrtare ku me argumentin se Memia ka favorizuar lirimin e të dënuarit Hekuran Billa, i cili u vra mbrëmjen e 11 qershorit të vitit të shkuar, kërkon shkarkimin e tij.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shqyrtojë kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, që ka propozuar shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Bujar Memia më datë 15 shkurt.

Më herët, ILD-ja ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, e cila vulosi lirimin e Billës. Hoxha është shkarkuar dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dhënë afat të përgatisë mbrojtjen e saj deri më 15 shkurt. Billa u ekzekutua në një atentat tek “Komuna e Parisit” në Tiranë, disa muaj pasi fitoi lirinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar memiaj hekuran billa ild kerkon shkarkimin e bujar memiajt bujar memiaj hekuran billa ild kerkon shkarkimin e bujar memiajt

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2021, 21:28

VIDEO/ Dhunohet me zinxhirë qeni në Vlorë

VLORË- Një qen është dhunuar ditën e sotme me zinxhirë në Vlorë. Një video e postuar nga JOQ, shihet një burrë që po dhunon qenin me zinxhirë dhe po e tërh...

Aktualitet 31 Janar 2021, 20:00

Digjet “Benz”-i në mes të Shkodrës

SHKODËR– Një automjet i llojit ‘Mercedez Benz’ ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në lagjen ‘Qemal Stafa’ pra...

Aktualitet 31 Janar 2021, 19:47

SHQIPËRI– 1380 viktima, 29 mijë e 323 të infektuar aktivë dhe 47 mijë e 424 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pand...

Aktualitet 31 Janar 2021, 19:30

DIVJAKË– Familjarët e të moshuarës në Divjakë, e cila ka rrëfyer se është dhunuar e përdhunuar nga nipi i saj kanë treguar fjalët e vetë ‘viktimës’. Djali ...