Aktualitet

Sot u prangos në Shkodër, si ndodhi krimi i rëndë me autor ish-efektivin e FNSH-së në Tiranë, Ylli Ceka ekzekutoi të riu

31 Janar 2021, 21:40 Nga DOSJA
Sot u prangos në Shkodër, si ndodhi krimi i rëndë me autor

TIRANË– Ylli Ceka, ish-efektivi i FNSH-së që u vu sot në prang aka kryer një vrasje para 11 vitesh. Ai tashmë do të përballet me drejtësinë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 11 vite burg, por si ndodhi ngjarja e rëndë? Gjithçka ka ardhur pas një konflikti për një tokë ku kishte ndërtuar babai i Cekës. Gëzim Ceka me profesion ndërtues ka ndërtuar një pallat në tokën pronë e shtetasit Petrit Dajti, në bazë të një kontrate të lidhur me këtë të fundit.

Pas përfundimit të pallatit mes palëve ka pasur shumë mosmarrëveshje në lidhjë me pjesët takuese dhe shumë herë Dajti i është drejtuar gjykatës Civile për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Por, më 11 dhjetor 2010 rreth orës 14:00 në banesën e shtetasit Petrit Dajti, e cila ishte në katin e dytë të pallatit në fjalë, ka ardhur dhëndrri i tij, Julian Pushaj së bashku me shokun e tij të quajtur Edvin Vogli.

Ky i fundit do të merrtte me qëra njërin nga apartamentet, pronë e pronarit të tokës shtetasit Petrit Dajti. Pas njëfarë kohë aty kanë ardhur dhe dy kushurinjtë e Petrit Dajtit, Altin Guzja dhe Gentian Kola. Të gjithë së bashku kanë zbritur në bodrumin e pallatit për të ngritur levat e bokseve të energjisë elektrike. Por, kur energjia elektrike nuk ka ardhur, Pushaj, Vogli, Guzja e Kola janë ngjitur përsëri lart për të hapur me forcë derën e apartamentit. Të rinjtë kanë dëgjuar sharje e zhurma që vinin nga poshtë pallatit dhe janë përleshur me vellëzërit Lulëzim e Bashkim Ceka, me të cilët janë përleshur edhe fizikisht.

Julian Pushaj ka qëlluar me lopat ënjërin prej vëllezërve Ceka dhe në këtë moment ka ndërhyrë ish-efektivi Ceka. Ai ka qëlluar me një armë në kokë Voglin, të cilin e ka lënë të vdekur. Krimi është realizuar me armën e punës dhe në vitin 2016, Gjykata e Tiranës e dënoi me vendim të prerë Ylli Cekën me 11 vite burg. Ky i fundit qëndroi për 11 vite në arrati dhe sot në mbrëmje u vu në pranga në Shkodër, teksa lëvizte me makinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ylli ceka edison vogli gezim ceka ylli ceka arrestohet ylli ceka edison vogli gezim ceka ylli ceka

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2021, 21:28

VIDEO/ Dhunohet me zinxhirë qeni në Vlorë

VLORË- Një qen është dhunuar ditën e sotme me zinxhirë në Vlorë. Një video e postuar nga JOQ, shihet një burrë që po dhunon qenin me zinxhirë dhe po e tërh...

Aktualitet 31 Janar 2021, 20:00

Digjet “Benz”-i në mes të Shkodrës

SHKODËR– Një automjet i llojit ‘Mercedez Benz’ ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në lagjen ‘Qemal Stafa’ pra...

Aktualitet 31 Janar 2021, 19:47

SHQIPËRI– 1380 viktima, 29 mijë e 323 të infektuar aktivë dhe 47 mijë e 424 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pand...

Aktualitet 31 Janar 2021, 19:30

DIVJAKË– Familjarët e të moshuarës në Divjakë, e cila ka rrëfyer se është dhunuar e përdhunuar nga nipi i saj kanë treguar fjalët e vetë ‘viktimës’. Djali ...