Bota

Incidenti me Kurtin dhe Osmanin në Mitrovicë/ Presidenti Vuçiç: Faleminderit serbëve për reagimin e tyre, kështu na shkon

1 Shkurt 2021, 07:14 Nga DOSJA
Incidenti me Kurtin dhe Osmanin në Mitrovicë/ Presidenti

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur në lidhje me vizitën e presidentes aktuale të Kosovës Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lëvizjes VetëVendosja, Albin Kurti në veri të Mitrovicës.

Vuçiç ka falënderuar serbët, sepse sipas tij kanë pasur një reagim të përmbajtur gjatë vizitës.

“Ka një histeri zgjedhore atje. Faleminderit serbëve për reagimin e tyre të përmbajtur, i cili ishte verbal, jo fizik. Ne duhet të mbajmë paqen dhe stabilitetin, jo pse ata janë më të fortë, por sepse na shkon për shtat,”-ka thënë Vuçiç.

Presidenti Vuçiç ndodhet në Francë nga ku ka paralajmëruar se do të zhvillojë një takim me presidentin, Emanuel Macron, ndërsa ka bërë me dije se temë kryesore e takimit do të jetë Kosova.

Presidentja aktuale Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurtin, kanë vizituar dy ditë më parë Mitrovicën Veriore, ku janë përballur me një grup qytetarësh serbë të Mitrovicës që i kanë pritur me thirrje dhe ofendime. 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic tensione ne mitrovic me kurtin aleksander vucic tensione ne mitrovic me kurtin

Sondazh

Poll