Bota

Protesta për lirimin e Navalny, Rusia “pushtohet” nga njerëzit ditën e sotme, 4 mijë persona të arrestuar (FOTO+ DËSHM

31 Janar 2021, 19:35 Nga DOSJA
Protesta për lirimin e Navalny, Rusia “pushtohet” nga

RUSI- Protestat për lirimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny kanë vazhduar edhe ditën e sotme në Rusi. The Moscow Times shkruan se protesta ka patur në shumë qytete të Rusisë, ndërsa më të shumtët e njerëzve ishin në Moskë.

Nga protestuesit ditën e sotme janë arrestuar rreth 4 000 mijë persona në shkallë vendi. Protestat agravuan në perleshje me shumta mes policisë dhe protestuesve, ku dhe u përdorën mjete të rënda për të sulmuar njëra-tjetrën.

Kjo është fundjava e dytë e protestave për Navalny, por këtë herë mbështetësit e tij janë më të irrituar për shkak të rrëzimit të kërkesës për liri me kusht nga ana e gjykatës. Protestuesit gjithashtu kanë marshuar drejt burgut ku mbahet Navalny.

“Unë erdha këtu sepse dua t’i jap fund këtij regjimi të paligjshëm. Ne nuk mund të vazhdojmë kështu shumë më gjatë,”tha një protestues.

“Unë isha këtu javën e kaluar, unë jam këtu sot dhe do të jem këtu çdo ditë derisa Navalny dhe të tjerët të lirohen. Kjo është detyra ime,” tha një tjetër protestues.

Alexei Navalny u arrestua me 17 janar pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku kishte qëndruar pesë muaj për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor. Arrestimi i tij nxitit protesta mbarëkombëtare një javë më parë në rreth 100 qytete dhe sipas njoftimeve, rreth 4 mijë veta u arrestuan.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny protesta per navalny alexei navalny protesta per navalny

Sondazh

Poll