Bota

Haradinaj: Këshilltarët e liderëve botërorë duhet të bëjnë një analizë për dialogn Kosovë-Serbi

31 Janar 2021, 21:48 Nga DOSJA
Haradinaj: Këshilltarët e liderëve botërorë duhet

KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për situatën e Kosoës me BE-në. Në një intervistë për emisionin “Pressing” ai ka thënë se këshilltarët e liderëve botërorë duhet të bëjnë një analizë për mundësinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai gjithashtu tha se ata po bëjnë 20 vite që po u luten dhe po u kërkojnë ndihmë aleatëve që tu heqin bllokadën dhe të futen në institucionet ndërkombëtare si OKB, NATO dhe BE.

“Unë jam i bindur se këshilltarët e Biden, Merkelit, Macronit duhet të bëjnë një analizë të mundësisë së epilogut Kosovë-Serbi. Ne po ju kërkojmë ndihmë aleatëve tanë që të hymë në NATO si Kosovë, me heq bllokadën që po e bën Serbia e Rusia. Me heq bllokadën që po na e bën pesëshja e BE’së që s’e ka njohur Kosovën. Po ju kërkojmë, po i lusim, 20 vjet kemi prit dhe po e kërkojmë të drejtën tonë të merituar në familjen e popujve OKB, NATO, BE,” tha Haradinaj.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi ramush haradinaj dialogu kosove-serbi ramush haradinaj

Sondazh

Poll