Bota

Mijëra persona dalin në rrugë në Vjenë për shkak të kufizimeve për Covid-19

31 Janar 2021, 19:14 Nga DOSJA
Mijëra persona dalin në rrugë në Vjenë për shkak

Mijëra persona kanë mbushur rrugët e Vjenës ditën e sotme për shkak të kufizimeve për Covid-19. Reuters shkruan se gjatë protestave të sotme ka pasur shumë përplasje për protestuesve dhe policisë duke shkaktuar një sërë trazirash në rrugë.

Qeveria austriake i ka dënuar ashpër këto protesta, me arsyen se nuk janë respektuar masat anti-Covid dhe me anë të këtyre protestave kanë bërë që rreziku i marrjes së virusit të shtohet edhe më shumë. Sipas raportit të policisë ditën e sotme u mblodhën rreth 5, 000 persona në të gjithë kryeqytetin.

Protestat e shumta në Austri kanë shpërthyer për shkak të masave të rrepta anti-Covid që u vunë në 17 janar. Këto masa u vendosën për shkak të shtimit të shumë të infektimeve me Covid-19.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta ne austri protesta ne vjene protesta ne austri protesta ne vjene

Sondazh

Poll