Bota

Grusht shteti në Mianmar/ Ushtria merr pushtetin, arreston udhëheqësen e zgjedhur me votë Aung San Suu Kyi (REAGIMET)

1 Shkurt 2021, 07:08 Nga DOSJA
Grusht shteti në Mianmar/ Ushtria merr pushtetin, arreston

MIANMARUshtria e Mianmarit ka marrë pushtetin pasi ka arrestuar udhëheqësen  Aung San Suu Kyi dhe anëtarëve të tjerë të lartë të partisë së saj qeverisëse.

I gjithë autoriteti i është dhënë komandantit të lartë të ushtrisë dhe është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme një vjeçare.

Grushti i shtetit ka ardhur pas tensioneve në rritje midis qeverisë civile dhe ushtrisë, për shkak të zgjedhjeve. Më herët Mianmari i njohur ndryshe dhe si Burma është udhëhequr nga ushtria, deri në kohën që kanë nisur reformat demokratike në vitin 2011, të drejtuara nga Aung Sann Suu Kyi.

Ushtria ka lajmëruar ditën e sotme se po i dorëzon pushtetin komandantit të përgjithshëm, Min Aung Hlaing për shkak të mashtrimeve të zgjedhjeve. Ushtarët janë në rrugët e kryeqytetit, Nay Pyi Taw dhe qytetit kryesor, Yangon.

Cila është situata aktualisht në Mianmar?

Lidhjet në internet dhe në disa shërbime telefonike janë ndërprerë në qytetet kryesore, ndërsa transmetuesi shtetëror MRTV thotë se ka probleme teknike dhe është jashtë transmetimit. Në qytetin më të madh të vendit dhe ish-kryeqytetin Yangon, linjat telefonike dhe lidhja e internetit duket se janë të kufizuara.

Mediumet ndërkombëtare, përfshirë BBC-në, kanë thënë se janë bllokuar, ndërkohë që stacionet lokale janë jashtë transmetimit.

Njerëzit janë parë duke tërhequr para të gatshme, duke menduar se do të përshkallëzohet situata në ditët në vijim. Mësohet se të gjithë bankat kanë ndalur përkohësisht të gjitha shërbimet financiare.

Çfarë ka ndodhur në zgjedhje?

Liga Kombëtare për Demokraci ka fituar 83 për qind të votave të nevojshme në zgjedhjet e 8 nëntorit, në atë që është parë si referendum për qeverinë civile të Suu Kyis. Ato ishin zgjedhjet e dyta të mbajtura prej kur i është dhënë fund udhëheqjes ushtarake më 2011.

Por, ushtria nuk ka rënë dakord me rezultatin dhe kanë paraqitur një ankesa në Gjykatën Supreme kundër liderëve shtetërorë. Shqetësimet për grusht shteti u rrit pasi ushtria së fundmi ka kërcënuar se do të merrte masa, duke apeluar për mashtrime. Komisioni zgjedhor, në anën tjetër, ka hedhur poshtë pretendimet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grusht shteti ne mianmar ushtria e mianmarit grusht shteti ne mianmar ushtria e mianmarit

Sondazh

Poll