Aktualitet

Rrëqeth djali i biznesmenit që u gjet i vdekur: Ah mor bab, të thirra e s’mu përgjigje, Zoti të paska dasht më shumë se

31 Janar 2021, 20:37 Nga DOSJA
Rrëqeth djali i biznesmenit që u gjet i vdekur: Ah mor bab, të

TIRANË– Lindi Dedja, djali i biznesmenit që u gjet i vdekur në ambientet e punës mëngjesin e sotëm, ka bërë një dedikim rrëqethës për të atin.

Në një status në rrjetet sociale, ai shkruan se për të , i ati isht shoku më i mirë, por që Zoti e paska dashur pranë vetes.

“Ah mor bab. Zot të paska dasht më shumë se unë. Të mori afër vetes, nuk je më në mesin tonë. Ama do jesh gjithmonë në zemrat tona. Të humba ty. Humba gjysmën time. Ti bab ishe shoku, miku, vllai më i mirë i imi. Erdha të thirra babë, nuk më dëgjove. U mundova të të zgjoja nuk m’u përgjigje. S’mujta me bërë asgjë tjetër veçse të të shtrëngoja fort e të përqafoja në krahët e mi. Aty e kuptova që ti më ike e nuk do të ke më afër vetes. Bota ime ndryshoi, sytë e mi nuk qeshin, vetëm qajnë. Zemra nuk më gëzon por vetëm vajton. Bab, shpirti në xhenet inshallah,”- shkruan djali i biznesmenit të ndjerë, Naim Dedja.

Mëngjesin e sotëm Dedja, 58 vjeç, biznesmeni i njohur nga Kukësi, u gjet i pajetë në ambientet e punës në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës. Nga verifikimet paraprake rezultoi se ai nuk kishte shenja dhune në trup dhe vdekja dyshohet natyrale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lindi dedja naim dedja lindi dedja naim dedja

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2021, 20:00

Digjet “Benz”-i në mes të Shkodrës

SHKODËR– Një automjet i llojit ‘Mercedez Benz’ ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në lagjen ‘Qemal Stafa’ pra...

Aktualitet 31 Janar 2021, 19:47

SHQIPËRI– 1380 viktima, 29 mijë e 323 të infektuar aktivë dhe 47 mijë e 424 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pand...

Aktualitet 31 Janar 2021, 19:30

DIVJAKË– Familjarët e të moshuarës në Divjakë, e cila ka rrëfyer se është dhunuar e përdhunuar nga nipi i saj kanë treguar fjalët e vetë ‘viktimës’. Djali ...