Aktualitet

Drejtonte mjetin me patentë të falsifikuar, përplasi dy këmbësoret te Unaza e Re, vihen në pranga dy persona në Tiranë

31 Janar 2021, 09:39 Nga DOSJA
Drejtonte mjetin me patentë të falsifikuar, përplasi dy

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu në pranga ka rënë një 49-vjeçar pasi është kapur duke drejtuar mjetin me patentë të falsifikuar. Ndërsa i arrestuari i dytë është një 30-vjeçar pasi ditën e djeshme aksidentoi dy këmbësore në Unazën e Re në Tiranë.

NJOFTIMI:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Nga specialistët e Seksionit Ekononiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Mamurras, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar mjetin me një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 30 vjeç, pasi në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, ditën e djeshme ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, ku shtetasja A. Sh., pas marrjes së mjekimit doli nga spitali, ndersa shtetasja K. Sh., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në tiranë arrestohen dy persona në tiranë

Sondazh

Poll