Durrësi me koncesion, Oerd Bylykbashi: Bashkinë e ka marrë Kryeministria, duke përzënë Edi Ramën fiton Shqipëria
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’ shkruan se qyteti i Durrësit i takon durrësakëve dhe jo hienave. Ndër të tjera ai shkruan se tashmë zhvillimi urban në qytet është dhënë me konçesion në duart e pak ndërtuesve, porti nuk është më i durrësakëve e se aty vendos Rama se çfarë do të bëhët.
‘Nuk mjaftojne taksat qe paguajne po duhet te paguhet edhe konçensionari per banesen e fundit. Turp!Kane nje shprehje durrsaket per kete sjellje grabitqare te ketyre qe po i qeverisin: “Kush mur, dul”. E thene ndryshe, “Kush mori, doli”. Pra marrin ç’te marrin dhe ikin. Thjesht grabitqare qe ne ikje e siper po marrin edhe luget dhe filxhanet.’- shkruan Bylykbashi.
POSTIMI:
Blene votat e hallexhinjve me parate e korrupsionit dhe krimit te organizuar e me to erdhen ne pushtet dhe i futen thonjte Durresit e nuk e leshojne.Me pas ia dhane shitblerjen e votave me konçension organizatave kriminale qe e kthyen Durresin ne kryeqytetin e krimit te organizuar.Dhane me konçension sherbimin urban ne Durres. Plehrat ia paguajme me parate e durrsakeve koncensionit te Tiranes. Zhvillimi urban eshte praktikisht i dhene me “konçension” ne duart e pak ndertuesve.Porti nuk eshte me i durrsakeve. Sapo dhane nje konçension tjeter. Madje portin dhe bregun e detit prej se paku 3 km do t’ia japin arabeve. Durrsaket nuk do ta shohin me detin siç e shohin sot.Bashkine e ka marre me konçension Kryeministria. Çfare vendos Rama ekzekutohet ne Durres nga drejtoresha e pergjitheshme e bashkise.
Tashme paskan vendosur edhe qe varrimin dhe respektin e fundit te dashurve te tyre, durrsaket do te duhet ta negociojne me konçensionarin e varrezave. Nuk mjaftojne taksat qe paguajne po duhet te paguhet edhe konçensionari per banesen e fundit. Turp!Kane nje shprehje durrsaket per kete sjellje grabitqare te ketyre qe po i qeverisin: “Kush mur, dul”. E thene ndryshe, “Kush mori, doli”. Pra marrin ç’te marrin dhe ikin. Thjesht grabitqare qe ne ikje e siper po marrin edhe luget dhe filxhanet.Me 25 prill duhet te shkojme te votojme masivisht qe t’ia kthejme Durresin durrsakeve. Me 25 prill, duke perzene Edi Ramen nga pushteti, fiton Shqiperia.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Këpucë me baltë përballë kameras! Nga u inspirua Rama për pozën e Instagramit, ndjek Obamën hap pas hapi (KRAHASIMI)
TIRANË– Kryeministri Edi Rama postoi një foto në Instagram, ku tregoi këpucët e prishura nga rrugët në Korçë. Në postimin e bërë mesditën e so...
Programi ekonomik i PD-së, Tabaku: Do paguajmë stazhin për 10 mijë të rinj që të punësohen!
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shpjeguar se si do të mbështeten bizneset nga program ekonomik i demokratëve. Ajo sqaro...
Sot 900 të infektuar! Socialistët ‘kanë hallin’ tek fushata, Etilda Gjonaj shkel “me dy këmbë” rregullat an
TIRANË– Sot janë shënuar më shumë se 900 raste të reja me COVID-19, brenda jo më shumë se 24 orëve. Por pandemia duket se nuk është më në fokusin e s...
‘Ça është kjo veshje kështu më qafsh?!’/ Doli me tuta nëpër qytet, komentuesi nuk ia përton Ramës, kryemini
KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Korçë këtë fundjavë, ku edhe ka inspektuar nga afër disa kantiere punimi dhe ka takuar nga ...
‘Programi i PD? Fallco dhe i parealizueshëm’/ Dorian Teliti nuk lë pa përgjigje Ahmetajn: Me taksën e sheshtë 9% të gj
TIRANË– Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti i ka kthyer përgjigje ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj lidhur me planin e prez...
Varrezat me ‘privat’ në Durrës! Koncesion 400 mln lekë për shërbimin funeral, PD: S’paskan të ngopur, do t’i j
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka bërë një denoncim lidhur me koncesionin e shërbimit funeral në qytet. Me zë d...
Programi i PD/ Ahmetaj: Fallco! I parealizueshëm sepse falimenton vendi, taksa e sheshtë përdoret vetëm në vendet populiste
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka kritikuar ashpër programin e opozitës për të rimëkëmbur ekonominë e vendit teksa flitë në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nis...
Përgjimet e NDRAGHETA-s/ Ministri Ahmetaj: Po dëgjojmë çudira, SPAK i ka duart e lira, të bëjë punën e vetë
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për përgjimet e antimafias italiane që mund të implik...