Politike

‘Programi i PD? Fallco dhe i parealizueshëm’/ Dorian Teliti nuk lë pa përgjigje Ahmetajn: Me taksën e sheshtë 9% të gj

30 Janar 2021, 17:55 Nga DOSJA
‘Programi i PD? Fallco dhe i parealizueshëm’/ Dorian Teliti nuk

TIRANË– Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti i ka kthyer përgjigje ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj lidhur me planin e prezantuar pak ditë më parë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ish-ministri i Financave tha se plani ekonomik i opozitës ishte i parealizueshëm, duke pretenduar se taksa e sheshtë është shkatërruese. Në përgjigjen e tij, Teliti thekson edhe njëherë se me taksën e sheshtë të gjithë të punësuarit do të paguajnë më pak taksa, ndërsa bizneset do të kenë më shumë fitim. 

“Me taksen e sheshte 9% mbi pagat te gjithe te punesuarit do te paguajne me pak sesa sot (13-23%), pasi ne do te ruajme FASHEN EKZISTUESE te perjashtimit te 30mije lekshit te pare. Cdo biznes i madh me taksen e sheshte 9% mbi fitimin do kete me shume para per investime e hapje vendesh te reja pune (jo thjesht formalizime si keto 8 vite te zymta per ekonomine shqiptare). 2. Jemi PRO RINDERTIMIT, por KUNDRA ABUZIMIT, pasi nje grusht njerezish afer qeverise po marrin pa gare cdo tender. 3. Ne do ti ulim ne 18% sigurimet shoqerore, do ulim edhe cmimi e karburantit, pasi parate qe sot i coni per PPP e per mobilime zyrash, ne do ti cojme te biznesi i ndershem i ketij vendi,”-shkruan eksperti. 

Por çfarë premtoi dje Basha dhe PD që për socialistët janë të paarritshme?

PD prezantoi dje programin ekonomik dhe kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se PD do të hapë 110 mijë vende të reja pune, do të ndihmojë fermerët, do të kompesojë me 100% interesat e kredive për strehim, do të japë 100 milionë euro mbështetje direkte për fermerët dhe bujqësinë, dhe po ashtu do të japë ndihmë për studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj dorian teliti plani ekonomik i pd arben ahmetaj dorian teliti plani ekonomik i pd

Sondazh

Poll

Politike 30 Janar 2021, 17:21

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur ekzkluzivisht për herë të parë për darkën e ‘famshme’...

Politike 30 Janar 2021, 15:33

BERAT– Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partitë politike kanë nisur me punën për sigurimin e votave. Partia Socialiste...