Varrezat me ‘privat’ në Durrës! Koncesion 400 mln lekë për shërbimin funeral, PD: S’paskan të ngopur, do t’i j
30 Janar 2021, 17:46Nga DOSJA
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka bërë një denoncim lidhur me koncesionin e shërbimit funeral në qytet. Me zë dhe figurë, Xhaferri pretendon se koncesion do t’i kushtojë Bashkisë së Durrësit, afro 400 milionë lekë të vjetra. Sipas tij, kontrata do t’i dorëzohet kreut të Partisë Socialiste në Durrës, Luan Xaxa.
“Afro 400 milionë lekë të vjetra që do të jepen me koncesion, një grabitje e pastër, një taksë e re që i shtohet qytetarëve të këtij qyteti. Deri tani ekspozova fakte. Dihet qartësisht sesi i ndajnë këto tenderat. Sesi i zgjedhin paraprakisht bizneset. Tani që janë në prag të ikjes kanë shkuar më tej. Sipas burimeve brenda bashkisë së Durrësit tenderin e merr kryetari i PS-së në Durrës, Luan Xaxa. Nuk paskan të ngopur në grabitjen që i bëjnë qytetarëve të këtij vendi. Këto raste e bëjnë edhe më shumë të domosdoshme për të shporrur këtë bandë me 25 prill,”- deklaroi Xhaferri.
DEKLARATA E FERDINAND XHAFERRAJ
Varrezat e qytetit të Durrësit janë në gjendje të mjerueshme, megjithëse fondi i Bashkisë së Durrësit është rreth 300 milionë lekë në vit për mirëmbajtjen. Gjendja është kjo, se askush nuk punon për të shërbyer, por për të abuzuar. Përpara 2 ditësh ka ndodhur e paimagjinueshmja. Këshilli bashkiak është mbledhur dhe ka vendosur te japë me koncesion shërbimin funeral. Të privatizojnë, të japin me koncesion varrezat. Vendimi është shumë tinëzar për mënyrë sesi është hartuar. Që në kokë, relacioni i referohet një vendimi të vitit 2019, për 88 milionë lekë të vjetra, por në të vërtetë ajo që jepet me koncesion shpjegohet më poshtë, janë 376 milionë lekë, një grabitje e pastër, një taksë e re që u shtohet qytetarëve të Bashkisë së Durrësit. Në prag të ikjes kanë shkuar përtej. Në të gjitha burimet që kam brenda bashkisë, këtë koncension e fiton Luan Zaza, kreu i Partisë Socialiste Durrës. Nuk paskan të ngopur në grabitjen që i bëjnë qytetarëve të Durrësit. Këto janë nga ato rastet e shumta ku përplaset dhunshëm në fytyrë makutëria e kësaj qeverie për të grabitur qytetarët. Është një nga ato skandale që e bëjnë akoma më të domosdoshme pjesëmarrjen masive në 25 Prill për ta larguar këtë bandë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka kritikuar ashpër programin e opozitës për të rimëkëmbur ekonominë e vendit teksa flitë në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nis...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për përgjimet e antimafias italiane që mund të implik...
Politike30 Janar 2021, 17:21
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur ekzkluzivisht për herë të parë për darkën e ‘famshme’...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati projektvendimin që do të miratohet në datë 2 shkurt për shpërndarjen e fondeve për fushatë për partitë ...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndarë disa momente me të birin, Kajan, të cilin e ka dërguar për të parë një kamion.Në videon e publikuar në rr...
TIRANË-Përmbytjet e disa javëve më parë, shkaktuan dëme të mëdha në vend. Me t’u kthyer në Shqipëri, nga udhëtimet në Turqi e Greqi, kryeministri Edi Rama ...
Politike30 Janar 2021, 15:33
BERAT– Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partitë politike kanë nisur me punën për sigurimin e votave. Partia Socialiste...
TIRANË- Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka regauar pas deklaratave që ka dhënë Kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimit ...