Programi ekonomik i PD-së, Tabaku: Do paguajmë stazhin për 10 mijë të rinj që të punësohen!
30 Janar 2021, 20:26Nga DOSJA
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shpjeguar se si do të mbështeten bizneset nga program ekonomik i demokratëve. Ajo sqaron se 100 mijë bizneset e vogla do të paguajnë një taksë vetëm 0.5% të xhiros duke përfshirë dhe të gjitha taksat dhe tarifat vendore. Tabaku shtoi se PD do të paguaj stazhin apo praktikat e 10 mijë të rinjve që të punësohen në bizneset private.
SHPJEGIMI I JORIDA TABAKUT PËR EFEKTET E PROGRAMIT EKONOMIK TË PD, PËR BIZNESIN
Si je Jorida? Çfarë përfitimesh do të kemi ne bizneset nga programi i qeverisë së Partisë Demokratike?
Jorida Tabaku: Biznesi është në qendër të programit të Partisë Demokratike, sepse ne besojmë që biznesi është motori i zhvillimit. Nuk është mirë ekonomia në qoftë se biznesi nuk është mirë.
Si do e arrini këtë?
Jorida Tabaku: Në dy mënyra: së pari, 100 mijë biznese të vogla do të paguajnë një taksë vetëm 0.5% të xhiros duke përfshirë dhe të gjitha taksat dhe tarifat vendore. Ndërkohë që pulla fiskale e vendosur në çdo biznes, nuk do të lejojë asnjë tatimor, asnjë inspektor që të shkojë në dyert e këtyre bizneseve. Për të gjitha bizneset e mëdhaja 15% tatim fitimi do të ulet në 9%. Të gjitha bizneset shqiptare përfitojnë nga kjo.
Bizneset kanë nevojë dhe për njerëz të kualifikuar apo jo?
Jorida Tabaku: Sigurisht! Për këtë arsye do të mbështesim me praktika 10,000 të rinj shqiptarë të talentuar të cilët do të shkojnë të punësohen në bizneset private, biznesi nuk do të paguaj asgjë për kualifikimin e tyre.
Shumë faleminderit Jorida!
Jorida Tabaku: Unë besoj që Shqipëria është më mirë në qoftë se qytetarët kanë më shumë para në xhepat e tyre. Për këtë arsye më 25 prill Shqipëria Fiton.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sot janë shënuar më shumë se 900 raste të reja me COVID-19, brenda jo më shumë se 24 orëve. Por pandemia duket se nuk është më në fokusin e s...
TIRANË– Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti i ka kthyer përgjigje ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj lidhur me planin e prez...
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka bërë një denoncim lidhur me koncesionin e shërbimit funeral në qytet. Me zë d...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka kritikuar ashpër programin e opozitës për të rimëkëmbur ekonominë e vendit teksa flitë në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nis...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për përgjimet e antimafias italiane që mund të implik...
Politike30 Janar 2021, 17:21
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur ekzkluzivisht për herë të parë për darkën e ‘famshme’...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati projektvendimin që do të miratohet në datë 2 shkurt për shpërndarjen e fondeve për fushatë për partitë ...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndarë disa momente me të birin, Kajan, të cilin e ka dërguar për të parë një kamion.Në videon e publikuar në rr...
TIRANË-Përmbytjet e disa javëve më parë, shkaktuan dëme të mëdha në vend. Me t’u kthyer në Shqipëri, nga udhëtimet në Turqi e Greqi, kryeministri Edi Rama ...