Politike

30 Janar 2021, 21:42 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndryshojë pas 12 vitesh rregullat e sigurisë për zgjedhjet parlamentare. Gazetari Adriatik Doçi shkruan se vendimi i ri i marrë nga KQZ, parashikon që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, 10 ditë para zgjedhjeve të dorëzojë listën e plotë të efektivëve që do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Krahas secilit emër do të jepet çdo e dhënë personale, detyra dhe emri i eprorit bashkë me detyrën që i është ngarkuar.

Do të jetë detyra e KZAZ-ve për t’u ankuar tek kreu i Policisë Vendore, nëse me efektivët ka ndonjë problem. Në kohë reale, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do kërkojë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë që të marrë masa menjëherë ndaj efektivit problematik.

Këtë vit, për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, do të ndalohen famujt me ngjyrë dhe posterat e partive politike që do të marrin pjesë në garë. Të gjitha materialet propagandistike do të lejohen vetëm në zyrat partiake, dhe në një distancë deri në 5 metra nga qendrat e votimit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Janar 2021, 17:21

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur ekzkluzivisht për herë të parë për darkën e ‘famshme’...