Përgjimet e NDRAGHETA-s/ Ministri Ahmetaj: Po dëgjojmë çudira, SPAK i ka duart e lira, të bëjë punën e vetë
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për përgjimet e antimafias italiane që mund të implikojnë edhe zyrtarë të lartë shqiptarë në tentativën e organizatës kriminale ‘Ndrangheta’ për të pastruar para në Shqipëri.
Ahmetaj thotë se përgjimet nuk janë publikuar nga anti-mafia, por janë rrjedhje në terrenin mediatik dhe politika i shfrytëzon për të hedhur baltë.
Ai thekson se qytetarët e filtrojnë mirë informacionin dhe nga ana tjetër SPAK i ka duart e lira për të bërë punën vet.
PJESË NGA INTERVISTA E ARBEN AHMETAJT
Pyetja: Flasim pak për një tjetër zhvillim që ka qenë kryefjalë edhe për gjatë këtyre ditëve, janë çështja e përgjimeve. Në fakt vjen në një periudhë, kur jemi tre muaj përpara zgjedhjeve, fillimisht si i cilësoni përgjimet e publikuara nga anti-mafia italiane, zoti ministër, si pjesë e kabinetit qeveritar?
Ahmetaj: Janë, e para një herë që institucionet si anti-mafia, është e zonja ti shkojë deri në fund çdo lloj detaji, dhe nuk janë të publikuara nga anti-mafia, janë të rrjedhura le të themi në terrenin mediatik. Këtu shfrytëzohen politikisht hidh baltë andej, hidh baltë këtej, kjo s është gjë e re, po dëgjojmë çudira kështu që kaq.
Pyetja: A ndikojnë këto në procesin zgjedhor, pra, ose më mirë të themi për elektoratin, jemi përpara zgjedhjeve?
Ahmetaj: Qytetarët janë të vëmendshëm, dhe filtrin e kanë më të mirë se kushdo qoftë nga ne, dhe e filtrojnë mirë atë gjënë që është reale, atë gjënë që është bolori politike, që është bolori mediatike, apo që është baltë para zgjedhore apo zgjedhore.
Pyetja: Zoti Ahmetaj, a duhet ti hetojë SPAK personat e përfshirë?
Ahmetaj: Sigurisht, patjetër! SPAK i ka duart e lira të bëjë punën e vetë, në bazë të ligjit, patjetër!
Marrë nga BalkanWeb
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
KQZ hap “thesin” për partitë! Shpërndarja e fondeve për fushatën, PS fut ‘në arkë’ 63 mln lekë
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati projektvendimin që do të miratohet në datë 2 shkurt për shpërndarjen e fondeve për fushatë për partitë ...
‘Iku kina ba..”/ Veliaj publikon videon me të birin: Se 2, se 40– çunat mbarojnë për kamiona
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndarë disa momente me të birin, Kajan, të cilin e ka dërguar për të parë një kamion.Në videon e publikuar në rr...
Manjati i Dubait zemërgjerë me shqiptarët! Si liroi zyrën e tij për ministren Balluku, pamjet që nuk gënjejnë…
TIRANË-Përmbytjet e disa javëve më parë, shkaktuan dëme të mëdha në vend. Me t’u kthyer në Shqipëri, nga udhëtimet në Turqi e Greqi, kryeministri Edi Rama ...
FOTO/ Rama krenohet me këpucën e grisur: Mu lagën këmbët në Devoll
KORÇË-Kryeministri Edi Rama në vijim të një sërë takimesh me qytetarët në Korçë ka pasur dhe një ndalesë në Devoll nga ku ka treguar dhe arsy...
Vangjel Dule i drejtohet Ramës: Si kryeministër nuk arrite të shënoje as gjysëmhapi në procesin e integrimit që prej 20
TIRANË- Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka regauar pas deklaratave që ka dhënë Kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimit ...
Pamjet e turpshme/ Rama mbledh militantët në Korçë, pa maska e distancë, kryeministri i hedh dorë në qafë një gruaje (M
KORÇË– Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Korçë, teksa ka hequr kostumin zyrtar ka harruar dhe pandeminë e Covid-19. Rama së bashku me ...
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho i përgjigjet Ramës: Nuk ke bërë asgjë, ne kemi humbur një brez të tërë
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është përgjigjur Kryeministrit Rama, pas deklaratëve që ky i fundit bëri në Korçë, se Shq...
“Ne si LSI e kemi prioritet rininë”, Kryemadhi: Jemi partia që e mbajmë fjalën për atë që themi!
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bashkëbiseduar sot me votuesit për herë të parë në Njësinë nr. 1 në ...