Bota

Tensionet në Mitrovicën Veriore/ Kreu i LS-së, Rakiç: Kurti dhe Osmani donin incidente dhe trazira

30 Janar 2021, 20:44 Nga DOSJA
Tensionet në Mitrovicën Veriore/ Kreu i LS-së, Rakiç:

KOSOVË-Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka folur për vizitën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në Mitrovicën e Veriut. Rakiç ka thënë se veprimi i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmanit, ishte provokim i turpshëm dhe i papranueshëm.

Gjithashtu, Rakiç ka thënë edhe pse fushata nuk ka filluar ende ata donin të shkaktonin incidente dhe trazira dhe të fitonin pikë politike duke provokuar popullin serb. Po ashtu, ai ka shtuar se fakti që ishin të shoqëruar me njerëz me simbole të UÇK-së, tregon se ka pasur qëllime provokuese. 

“Sot ata donin të shkaktonin incidente dhe trazira dhe të fitonin pikë politike duke provokuar popullin serb dhe duke sjellë dhjetëra njerëz të armatosur në Veri. Fakti që ata ishin të shoqëruar nga njerëz me simbole të UÇK-së tregon një qëllim të maskuar për të provokuar një reagim nga serbët, të cilët në tubim, me anë të fishkëllima, shënjëzuan qartë për t’u larguar nga veriu. Falënderoj qytetarët e Mitrovicës së Veriut që u përmbajtën, por ata gjithashtu treguan se hapësira e kujt është kjo dhe kujt i përket, se provokatorët nuk kanë vend këtu”, tha Rakic.

Presidentja aktuale Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurtin, kanë vizituar ditën e sotme Mitrovicën Veriore, ku janë përballur me një grup serbësh të cilët kanë tentuar të mos i lejojnë të vazhdojnë. Në lidhje me këtë rast ka reaguar zëdhënësi i LVV-së Përparim Kryeziu, i cili ka bërë të dikur se viza nuk është ndërprerë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurtin kosove tensione ne mitrovice me kurtin vjosa osmani albin kurtin kosove tensione ne mitrovice me kurtin vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 30 Janar 2021, 20:29

GREQI-Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ditën e sotme ka folur në lidhje me integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Sipas mediave greke, Dendias ...