Politike

Pse të rinjtë e sotëm nuk duhet të largohen? Rama: Nuk kam arsye, s’jemi në bunkerin e Enverit, Shqipëria nuk mund të j

30 Janar 2021, 09:15 Nga DOSJA
Pse të rinjtë e sotëm nuk duhet të largohen? Rama: Nuk kam

KORÇË– Kryeministri Rama, gjatë bashkëbisedimit me të punësuarit në Korçë, ka komentuar dhe largimin e të rinjëve nga Shqipëria. Ai ka thënë se tashmë nuk jemi në kohën e para 30 viteve ku askush nuk kishte të drejtë të lëvizte, duke shtuar ndër të tjera se është e drejta e çdokujt që të largohet nga vendi nëse dëshiron. Po ashtu tha se largimi i të rinjëve nga vendi i tyre është një fenomen që ndodh edhe në vendet e BE.

“Nuk kam një arsye për të thënë pse nuk duhet të largohesh. Është rëndësishme të mos harrojmë që nuk jemi në kohën e xhaxhit Enver. Jemi në vitin e 31 të krijimit të mundësisë për shriptarët që të provojnë veten në vendet e tjera. Shqiptarët kanë ikur deri në kohën kur u rikthye bunkeri. Shqiptarët do të ikin dhe do të rikthehen. Nëse kthejmë kohën transformimi që i ka ndodhur Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve, është një nga transformimet më të mëdha. Ne sot jemi njëhokësisht në mes të një kontineti ku është përqëndruar pasuria më e madhe e botës. Unë e kuptoj shumë mirë një të ri që largohet, që është në moshën 20 vjeç. Unë nuk gjykojë zgjedhjet e të rinjëvë nëse ai thotë nuk të pres ty. Është komike kur dëgjon disa që thonë do ta zgjidhin ata këto punë. Kjo nuk është çështje partish. Nuk mund t’i ofrojë Shqipëria të riut atë që i ofron Gjermania , sido që të sillet politika.” – ka thënë Rama.

(a.k.dosjaa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll