Bota

Sërish tensione? Ministria e Jashtme turke ‘shënjestron’ Athinën: Po shtypen pakicat në Trakinë Perëndimore

29 Janar 2021, 21:40 Nga DOSJA
Sërish tensione? Ministria e Jashtme turke ‘shënjestron’

TURQI– Nisin sërish tensionet mes Athinës dhe Ankarasë. Ditën e sotme, Ministria e Jashtme turke, ka akuzuar Athinën për shtypjen e pakicës në Trakinë Perëndimore, duke injoruar sipas tyre vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Postimi u bë në faqen zyrtare të ministrit të Jashtëm turk, duke shtuar se autoritetet do të qëndrojnë gjithmonë pranë tyre.

“Turqit e Trakisë Perëndimore kanë luftuar për më shumë se 30 vjet për njohjen e identitetit të tyre. Vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në favor të pakicës nuk janë zbatuar për disa vjet. Ne gjithmonë do të qëndrojmë përkrah bashkatdhetarëve tanë në betejat e tyre të drejta,”-shkuhet në postim.

Mesa duket tensionet mes palëve janë ndezur sërish, edhe pse vetëm pak ditë më parë, zyrtarë e diplomatë të dy vendeve u takuan me njëri-tjetrin duke rinisur bisedimet për çështjen e detit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi marrëdhëniet greqi-turqi turqi greqi marrëdhëniet greqi-turqi turqi

Sondazh

Poll