Bota

U ndalua për të kandiduar/ Vjosa Osmani e BINDUR: Më 14 shkurt, Albin Kurti do të jetë kryeministër!

29 Janar 2021, 19:38 Nga DOSJA
U ndalua për të kandiduar/ Vjosa Osmani e BINDUR: Më 14 shkurt,

KOSOVË– Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Gjykata Supreme në Kosovë ia ka ndaluar albin Kurtit që të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka thënë e bindur se më 14 shkurt kryeministër i vendit do të jetë Albin Kurti. 

Po ashtu Osmani ka dhe një mesazh për zgjedhjet, duke theksuar se vota ka dy funksione, për të ndëshkuar një model qeverisës dhe për të hapur një kapitull të ri politik. Kurti.

“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!“- ka shkruar ajo.

Albin Kurtit nuk i lejohet të marrë pjesë në zgjedhje pasi Gjykata Kushtetuese nxori vendimin se kandidatët që në 3 vitet e fundit kanë një vendim të formës së prerë, nuk mund të garojnë. Kurti ka marrë një dënim më parë me 1.3 vite burg për shkak të trazirave që ndodhën në parlamentin e Kosovës kur ai ishte në opozitë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti vjosa osmani zgjedhjet e parakohshme në kosovë albin kurti vjosa osmani zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll