Bota

MISTERI: ‘Marrëveshja me 70 mijë euro’/ Kush është mjeku që do takonte në Shqipëri biznesmeni italian, merret në pye

29 Janar 2021, 20:28 Nga DOSJA
MISTERI: ‘Marrëveshja me 70 mijë euro’/ Kush

ITALI– Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e misterit të zhdukjes së biznesmenit italian, Davide Pecorelli në Shqipëri, në fillim të muajit janar.

Sipas mediave italiane, zv. prokurori i Perugias, Giuseppe Petrazzini ka marrë në pyetje partneren e tij shqiptare për mësuar më shumë detaje se për çfarë kishte ardhur në Shqipëri biznesmeni italian. Ai ka kërkuar që të rindërtojë me saktësi të gjitha lëvizjet e tij, veçanërisht ato të 5 Janarit, një ditë para zhdukjes.

Duke marrë në pyetje partneren shqiptare, zv.prokurori dëshiron të kuptojë se cilët ishin miqësitë e tij në Shqipëri dhe me kë kishte kontaktuar në muajt e fundit. Mbetet gjithashtu për të qartësuar situatën financiare të ndërmarrjeve të Pecorelli-t, për të kuptuar më mirë arsyet e udhëtimeve të shpeshta mes Alta Valle del Tevere dhe Tiranës.

“Para se të nisej, Davide i i kishte treguar një miku se do të takohej në Shqipëri me një mjek për të provuar të shiste një lazer të gjeneratës së fundit. Një marrëveshje nga e cila do të merrte 70 mijë euro. Sipas medias italiane policia shqiptare nuk di asgjë për këtë takim,”-shkruhet në artikull. 

Në artikullin e UmbriaDomani, shkruhet se as nga Shqipëria nuk ka lajme të reja, ndërkohë që përgjigja e ADN-së është shtyrë me të paktën 1 javë, pasi Policia shqiptare kishte “mbyllur” hetimet me bindjen se biznesmeni kishte vrarë veten.

Por motivacione e hetuesve në Shqipëri, nuk i kanë bindur kolegët në Perugia, të cilët pritet të analizojnë çdo detaj. 

Biznesmeni Davide Pacorelli, 45-vjeçari Italian i zhdukur prej 21 ditësh në Shqipëri kishte hapur një biznes në qytetin e Vlorës, ku objekt ka tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturave të industrisë kozmetike. Biznesi ishte hapur prej datës 19 gusht 2020 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, dhe ende nuk është e qartë nëse ka filluar ose jo aktiviteti tregtar, por sipas dokumentacionit të qendrës kombëtare të biznesit rezulton të jetë aktiv.

Italiani kishte mbëritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të paisjeve kozmetike.Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pacorelli e kishte marë me qëra në zonën e Rinasit. Ndërkohë asnjë pistë tjetër si ajo e grabitjes me pasojë vrasjen, nuk është përjashtuar nga grupi i hetimit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll