Bota

Marrëveshja HISTORIKE/ Kosova të hënën nënshkruan vendosjen e raporteve diplomatike me Izraelin

29 Janar 2021, 21:11 Nga DOSJA
Marrëveshja HISTORIKE/ Kosova të hënën nënshkruan

KOSOVË- Më 1 shkurt Kosova dhe “Izraeli do të nënshkruajnë formalizimin e marrëdhënieve diplomatike mes 2 shteteve, duke hyrë kështu në një etapë të re historike.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Jashtme kosovare Meliza Haradinaj, ku ka thënë se të hënën e javës së ardhshme do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, shkruan timesofisrael

“Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me Shtetin e Izraelit. Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm! Ditën e Hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj”, shkruan Haradinaj.

Ndërkohë, pak ditë më parë ministrja e Jashtme e Izraelit në një intervistë për mediat kosovare tha se po pret një vizitë të kryediplomates kosovare për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Ne po shohim mundësitë që kemi përpara, që të presim në vizitën e parë zyrtare në Izrael, ministren e Punëve Jashtme të Kosovës. Gjatë vizitës, marrëveshja për krijimin e marrëdhënieve synohet që të nënshkruhet dhe të dy ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë më tej qëllimin e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem”, tha ministrja Gabriel Ashkenazi.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Izraelit u arrit gjatë takimit të Serbisë dhe Kosovës në Uashington në zyrën e ish-presidentit Donald Trump, shtatorin e vitit 2020. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marreveshja kosove- izrael meliza haradinaj marreveshja kosove- izrael meliza haradinaj

Sondazh

Poll