Bota

Lufta kundër Covid-19/ Serbia renditet e para në Evropë dhe e katërta në botë që kryeson garën e vaksinimit

29 Janar 2021, 18:51 Nga DOSJA
Lufta kundër Covid-19/ Serbia renditet e para në Evropë dhe e

SERBI- Serbia redhitet si vendi i parë në Evropë dhe e katërta në botë përsa i përket shpejtësisë së vaksinimit të qytetarëve për Covid 19. Në një studim që është publikuar së fundmi në lidhje me fushatën e vaksinimit nga 53 vende të botës, Serbia renditet në vendin e katërt.

Po ashtu vihet re se Serbia është një nga vendet e para europiane që po lëviz më shpejt se të gjithë të tjerët për të vaksinuar qytetarët. Po ashtu në hartë shihet se Serbia po ecë me një ritëm të shpejtë përsa i përket vaksinimit të popullsisë. Sipas mediave të huaja, Serbia deri në fund të vitit, 2021 , mund të vaksinjë 1/3 të popullsisë.

Procesi i vaksinimit në Serbi po lëviz më shpejt se Mbretëria e Bashkuar, e cila është përpara të gjitha vendeve evropiane, bazuar në kriterin e përqindjes së popullsisë së saj që është vaksinuar.

Deri më tani Serbia ka porositur 6.5 milion doza vaksinash përmes iniciativës COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por deri më tani ka marrë disa vaksina Pfizer. Në vend të kësaj, ajo mori 1 milion doza të vaksinës kineze këtë muaj dhe po pret 40,000 doza të ilaçit rus Sputnik V së shpejti.

Ndërkohë në vendin tonë në janar kanë mbërritur vetëm 975 doza, sakaa Shqipëria është në pritje të përgjigjes nga Pfizer për sjelljen e dozave të premtuara nga marrëveshja e nënshkruar me qeverinë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni serbia vaksina kundër covid serbia vaksina kundër covid

Sondazh

Poll