Bota

“Më vjen keq që qytetarët nuk po marrin vaksinën në vendin e tyre”/ Ministri i qeverisë së Kosovës shkon dhe vaksino

29 Janar 2021, 17:37 Nga DOSJA

KOSOVË- Ministri për kthimin e Komuniteteve në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç, është vaksinuar sot kundër Covid-19, në Kurshumli të Serbisë.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur ai në një postim që a bërë në rrjetet sociale, ku krahas fotove teksa shihet duke marrë vaksinën ai shkruan se i vjen keq që qytetarët e Kosovës nuk mund të vaksinohen në vendin e tyre. Sipas shënimit të pubikuar, ai është vaksinuar në Shtëpinë e Shëndetit në Kurshumli.

“Është shumë e rëndësishme të vaksionoheni për t’i dhënë goditjen e fundit kësaj pandemie. Më vjen keq që qytetarët e Kosovës nuk po vaksinohen në vendin e tyre”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Postimi i Dalibor Jevtiç

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dalibor jevtiç vaksina kunder covid-19 dalibor jevtiç vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll