Bota

VIDEO/ Protestë e dhunshme në mes të Athinës, qytetarët në mbështetje të terroristit grek Dhimitris Kufodinas

29 Janar 2021, 18:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Protestë e dhunshme në mes të Athinës, qytetarët

ATHINË– Policia greke ka shpërndarë pasditen e sotme një grup protestuesish në qendër të Athinës.

Mediat greke shkruajnë se rreth 30 persona u mblodhën para akademisë së kryeqytetit grek, në mbështetje të terroristit Dhimitris Kufodinas, i cili ka hyrë në grevë urie në burgun Koridhalo.

Protesta e zhvilluar ishte pa leje, ndërsa policia ka shoqëruar disa prej organizuesëve në komisariat.

Terroristi Kufodinas ka hyrë në grevë urie pasi akuzon sistemin e burgjeve në Greqi si hakmarrës dhe të dhunshëm. Kufodinas është vrasësi i Pavllos Bakojanis, bashkëshortit të politikanes dhe ish-ministres grejke Dora Bakojani

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protestë në greqi protestë në greqi

Sondazh

Poll