Bota

“Kur gjyqtari e pyet Skënderin sa fëmijë i ke, aty ai…”/ Avokati tregon momentin e vështirë të biznesmenit që vrau

29 Janar 2021, 18:02 Nga DOSJA
“Kur gjyqtari e pyet Skënderin sa fëmijë i ke, aty

PRISHTINË– Ramiz Krasniqi, avokati i Skënder Krasniqit, i cili akuzohet për vrasjen e të birit, është shprehur se klienti i tij qëndron me dëshirë në paraburgim, pasi ka pendesë për vrasjen.

Në emisionin “Frontal” në T7, avokati ka treguar momentin e sikletshëm kur gjyqtari e pyeti për gjeneralitetet. Gjatë ‘intervistimit’, Krasniqi është pyetur edhe sa fëmijë ka, dhe pikërisht në këtë momentin nuk i ka përmbajtur dot lotët. 

Skënderi nuk ka folur, komunikimi me të është i vështirë, Sot ka qenë një situatë shumë e rëndë në këtë seancë, sidomos kur gjyqtari e pyet sa fëmijë i ki, ka qenë një mospërmbajtje,”- tha avokati i tij. Megjithatë avokati vazhdon të pretendojë se e gjithë ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, gjë që sipas tij mund të verifikohen nga kamerat e sigurisë. 

Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, tronditi Prishtinën disa ditë më parë. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin. Sipas avokatit, gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi skënder krasniqi vritet albert krasniqi albert krasniqi skënder krasniqi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll