Politike

Koncesioni i Aeroportit të Rinasit zgjatet me 13 vjet, Basha: Zotohem se do ta zhbëjmë

29 Janar 2021, 19:59 Nga DOSJA
Koncesioni i Aeroportit të Rinasit zgjatet me 13 vjet, Basha: Zotohem se do

TIRANË– Koncesioni i Aeroportit të Rinasit do të zgjatet edhe me 13 vjet. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe shoqërisë koncesionare “Tirana International Airport”, është dorëzuar për të kaluar në Kuvendin e Shqipërisë. 

Lidhur me kontratën e aeroportit ka reaguar edhe numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili shkruan se me ardhjen e tij në pushtet do të anulohet çdo koncesion i lëshuar nga qeveria Rama. Me anë të një statusi në Twitter, Basha është zotuar se me ardhjen në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit, qeveria e tij do ta zhbëjë kontratën.

Çdo akt koncesioni, PPP apo zgjatje koncesioni i propozuar nga qeveria ne ikje, është në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Zotohem para çdo shqiptari se unë dhe qeveria ime nuk do të njohim asnjë akt të tillë dhe do ta zhbëjmë atë. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do tu kthehet shqiptarëve dhe shtetit të tyre sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare. Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve! #ShqipëriaFiton,”-shkruan Basha në postimin e tij.

Në marrëveshjen e rishikuar, ka ndryshime, ku shënohet ulja e pagesave për shërbimet e aeroportit, e cila do të jetë 10 euro për personat mbi 12 vjec; dhe 3  euro për fëmijë nga 2 deri në 12 vjeç.

(k.m/dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aeroporti i rinasit lulzim basha aeroporti i rinasit lulzim basha

Sondazh

Poll