Politike

Do të hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre/ Miranda Rira i hedh fajin Taualant Ballës: E përdor prokurorinë për sulme p

29 Janar 2021, 17:11 Nga DOSJA
Do të hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre/ Miranda Rira i hedh

PËRRENJAS– Ka reaguar ish-kryebashkiakja e Përrenjasit, Miranda Rira, pas publikimit të lajmit se do të hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, fajëson’ Taulant Ballën për këtë çështje.Ajo thotë se në pas kësaj prokurori Ajazi vihet kështu në shërbim të bandës së krimit, ku ndër të tjera i bën thirrje e KLP të veprojë dhe të marrë masa ndaj prokurorëve të ndikuar politikisht. Rira shprehet se më 25 prill do të jetë dita e referendumit dhe e shporrjes së bandave të krimit në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. 

“Taulant Yarisi vazhdon luftën e tij të ulët politike kundra meje, prej më shumë se 3 vitesh tashmë! Me kuç e me maç, me media ta paguara e pazare të fëlliqura, përpiqet të hedhë baltë mbi figurën time, integritetin dhe profesionalizmin tim! Taulant Yaris Balla, MEDUZA e Elbasanit, e ka kthyer prokurorinë e Elbasanit në celulë sulmesh të ulëta politike! Me urdhër të Tao Yarisit, prokurori K. Ajazi, vëllai i këshilltarit të Taos, Besjan Ajazi, njëherësh kandidat për deputet i Rilindjes në Gramsh, vihet në shërbim të bandës së krimit mavi! I bëj thirrje KLP (Këshillit të Lartë të Prokurorisë), të veprojë dhe të marrë masa ndaj prokurorëve të ndikuar politikisht. Mua do të më kesh përballë jo vetëm në Prrenjas por në të gjithë Elbasanin, që ti e ke kthyer në strofkullën e krimit dhe përfitimit duke masakruar pyjet e Stravajt dhe Sterblevës, duke shkatërruar natyrën, duke marrë përqindje e përfituar tendera në mënyrë të paligjshme, duke poseduar aksione në hece, fasoneri dhe aktivitete të tjera në gjithë bashkitë e qarkut Elbasan”, shprehet, duke e paralajmëruar se “herës tjetër do të të bëj publike edhe të dhënat e makinës me të cilën ikën në Maqedoni..”,- shkruan ajo. 

Ka përfunduar në SPAK padia për ish-kryebashkiaken e Prrenjasit Miranda Rira për shpërdorim detyre. Kryebashkiaku Nuri Belba ka kallëzuar Rirën për “shpërdorim detyre”për ndërtimin e një fushe sporti në qytetin e Prrenjasit. Fjala është për procedurën e ndjekur nga Bashkia drejtuar aso kohe nga Rira, për “Ndërtimin e fushës së re të sportit, bashkia Prrenjas”, sipas paditësit, realizuar në kushtet e shkeljes ligjore.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike miranda rira miranda rira

Sondazh

Poll