Politike

82 mln lekë për një fushë sporti/ Akuzat për ‘shpërdorim detyre’, Miranda Rira nën hetim nga SPAK, ish-kryebashkiakja

29 Janar 2021, 14:10 Nga DOSJA
82 mln lekë për një fushë sporti/ Akuzat për

ELBASAN– Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për shpërndorim detyre. Rira është denoncuar nga pasardhësi i saj, kryebashkiaku socialist Nuri Belba për një tender që ajo ka dhënë lidhur me fushën e sporti.

Padia fillimisht është dorëzuar në Gjykatën e Elbasanit, por togat e zeza kanë shpallur moskompetencë duke e dërguar çështjen e SPAK. Në 23 janarit të vitit 2019, Bashkia e Prrenjasit zhvilloi procedurën e prokurorimit të hapur për të ndërtuar fushën e re të sportit në qytet, për të cilën ishte caktuar një fond limit prej 82, 544, 578 lekësh.

Sipas Belbës, në tenderin e dhënë pas pasur shkelje, duke u bazuar edhe ankimimi i një prej firmave të skualifikuara nga gara duke premtuar se do ta kallëzonte penalisht paraardhësen e tij. Pas marrjes së detyrës së re, Belba nuk vonoi shumë dhe në datë 10 shtator çoi dosjen në Prokurorinë e Elbasanit, duke nisur zyrtarisht edhe hetimin ndaj saj. 

Pak pas publikimit të lajmit se dosja e saj ka përfunduar në SPAK, një reagim erdhi edhe nga vetë Rira, e cila ka drejtuar “gishtin” nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Sipas saj, prokurori i çështjes së saj, të cilin e ka identifikuar si K. Ajazi, është vënë në shërbim të Ballës dhe bandave të krimit, duke vepruar politikisht ndaj saj.

Megjithatë Rira shprehet se më 25 prill do të jetë dita e referendumit dhe e shporrjes së bandave të krimit në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë.

(a.k./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike miranda rira miranda rira ne spak nuri belba miranda rira miranda rira ne spak nuri belba

Sondazh

Poll