Politike

Ndalimi i fushatës elektorale prej COVID-19/ ‘Kushtetuesja’ cakton datën për seancën, më 2 mars merret në shqy

29 Janar 2021, 17:28 Nga DOSJA
Ndalimi i fushatës elektorale prej COVID-19/ ‘Kushtetuesja’

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 2 mars për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Republikane për ndalimin e aktiviteteve elektorale në kohë pandemie.

Togat e zeza të organit më të lartë ligjor në vend, do të mblidhen për të vendosur fatin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

Partia Republikane, e drejtuar nga Fatmir Mediun, depozitoi në 4 dhjetor 2020 një padi në Kushtetuese për shfyqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut të firmosur më 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullimet me shumë se 10 persona.

“Vendimi për ndalimin e aktiviteteve politike bie ndesh me Kushtetutën, krijon pabarazi politike në një kohë që jemi në proces zgjedhor. Partive politike u mohohet kjo e drejtë dhe më problematike është mungesa e barazisë”.

Në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, Mediu u shpreh se vendimi i Komitetit të Ekspertëve duhej rrëzuar pasi krijon pabarazi politike dhe ndihmon në manipulimin e zgjedhjeve. (Shiko këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu gjykata kushtetuese partia republikane fatmir mediu gjykata kushtetuese partia republikane

Sondazh

Poll