Politike

NJOFTIM i rëndësishëm! Nesër janë të hapura të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID

29 Janar 2021, 19:34 Nga DOSJA
NJOFTIM i rëndësishëm! Nesër janë të hapura

TIRANË- Ministria e Brendshme, ditën e sotme ka njoftuar qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta do të jetë të hapura nesër.

Në njoftim thuhet se qytetarët që kanë aplikuar përgjatë vitit 2019 dhe 2020 dhe nuk kanë mundur të tërheqin ID kartat, të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, pasi afati për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre është shtyrë deri në fund të prillit 2021

“Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. Gjithashtu njoftojmë qytetarët që kanë aplikuar përgjatë vitit 2019 dhe 2020 dhe nuk kanë mundur të tërheqin ID kartat, të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, pasi afati për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre është shtyrë deri në fund të prillit 2021”, thuhet në njoftimin e MB.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ministria e brendshme ministria e brendshme

Sondazh

Poll