Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta ndan mesazhin e Koordinatorit për Zgjerim: Mezi presim çeljen e negociatave për Shqipërinë 

29 Janar 2021, 17:14 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta ndan mesazhin e Koordinatorit për Zgjerim:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur, deklaratën e Koordinatorit për Zgjerimin, Michael Gahler, i cili i bëri thirrje  qeverisë shqiptare të mos përgojonte Bashkimin Evropian, por të fokusohej te plotësimi i kushteve për anëtarësim.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit teksa ka shpërndarë deklaratën e tij thotë se mbi 99% e shqiptarëve mezi po e presin hapjen e negociatave dhe zgjedhjet e 25 prillit do t’i japin fund injorimit të kushteve.

“E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë. I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian.“- shkruan Meta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll