Bota

Publikohet kontrata mes BE dhe AstraZeneca-s, KE: Transparenca dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë të rëndësishme

29 Janar 2021, 16:32 Nga DOSJA
Publikohet kontrata mes BE dhe AstraZeneca-s, KE: Transparenca dhe

BRUKSEL– Pas publikimit të kontratës mes Bashkimit Europian dhe kompanisë farmaceutike Astrazeneca, ka reaguar Komisioni Europian.

Në një deklaratë zyrtare, KE shprehet se mirëpret angazhimin e kompanisë për më shumë transparencë në pjesëmarrjen e saj në shtrirjen e Strategjisë së Vaksinave të BE.

Transparenca dhe përgjegjësia janë të rëndësishme për të ndihmuar në ndërtimin e besimit të qytetarëve evropianë dhe për t’u siguruar që ata mund të mbështeten në efektivitetin dhe sigurinë e vaksinave të blera në nivelin e BE-së”, thekson KE.

Ky reagim vjen pasi më herët kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje për publikimin e kontratës së shpërndarjes së vaksinave të AstraZenecës me Bashkimin Evropian. Sipas saj, kontrata mes BE -së dhe AstraZenecës e nënshkruar në gusht përmban urdhra të detyrueshme.

Kontrata e botuar sot përmban pjesë të redaktuara që kanë të bëjnë me informacione konfidenciale siç janë detajet e faturave. Kontrata e AstraZeneca është e dyta që publikohet, pasi CureVac ka rënë dakord të publikojë Marrëveshjen e Blerjes Paradhënie me Komisionin Evropian.

Ditën e sotme Agjencia e Barnave Europiane miratoi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër  Covid-19 për personat mbi moshën 18 vjeç.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kontrata mes be dhe astrazenecas ursula von der leyen kontrata mes be dhe astrazenecas ursula von der leyen

Sondazh

Poll