Politike

PËRPLASJA/ Ndreca debat me Jul Dedën, aktori: 9% është më pak se 23 o Plarent! I përgjigjet socialisti: Me këtë lojën i

29 Janar 2021, 16:50 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ Ndreca debat me Jul Dedën, aktori: 9% është

TIRANË-Shqipëria fiton,”-ka ngjallur debate në rrjet. Jo më larg se një ditë më parë, numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me ekspertët e tij të ekonomisë, prezantoi programin me të cilin u zotua se do të rriste mirëqënien e shqiptarëve. Vetëm pak orë më pas, në emisionin “Open”, eksperti demokrat Dorian Teliti dhe Plarent Ndreca janë përplasur me njëri-tjetrin, lidhur me programin. Socilisti Ndreca nuk ka gjetur asnjë mënyrë për të kuptuar planin e Partisë Demokratike dhe mënyrën sesi do të dalin paratë, ndërsa Teliti i ka shpjeguar disa herë pikat në të cilat “arka e shtetit” do të dalë me të paktën 250-300 milionë euro fitim.

Por nuk ka ndaluar me kaq…Në debat është përfshirë edhe aktori Julian Deda. Ky i fundit po ndiqte live debatin në studio, dhe me anë të një postimi në Facebook,është shprehur se gjithë “sekreti” është tek taksa. Deda me ironi shton se taksa 9% që premton demokrati Basha është më e ulët se ajo prej 23%, pra matematikë e thjeshtë.

“T’ja shpjegoje dikush Plarentit se nuk e kupton, qe taksa 9% eshte me e ulet se 23% dhe si rezultat te ngelen me shume lek ne xhep. Pra, shoku Ndreca, 9-ta eshte me e vogel se 23-shi. P.s. O Zot, shpetoje kete vend,”-shkruan ai.

Por nuk ka mbetur pa përgjigje. Ndreca, pas emisionit, i ka dedikuar një postim gjithashtu, duke i përmendur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2013.

Shoku Julian, mirë ti që je aktor të falet, por mbrëmë tek Topi edhe një shok i yti financier, marzalla se arriti të qulloste gjë me numray. Keni një ngërç si shoqni demokratikese me shifrat dhe kujtesën. Me këtë lojën numeristike 9% apo 23% i hëngrët nja 1 milion shpulla në 2013. Kshu kshu shoku Julian. Ene mos i thirr zotit, por popullit, ai voton,”-iu kundërpërgjigj socialisti.

Edhe njëherë Deda, nuk e ka kursyer një tjetër shpjegim për diferencën mes shifrave të taksave, ndërsa shton se me 23% e tyre kanë goditur me shuplaka të gjithë shqiptarët. Ndër të tjera, ai nuk i ka kursyer edhe akuzat ndaj zyrtarëve të tjerë socialistë.

Shoku Plarent, mos u merzit, i ndodh njeriut te mos kuptoje, apo te trashet here pas here, por pa merak, do te kaloje. Si fillim, une nuk jam “shoku”, jam z. Deda. “Shoket” dhe “shoqet” jua kemi lene ju, qe i keni rene mohit mbiemrit dhe ju majfton cilesimi “shok-shoqe”, sa per t’ju dalluar nese je mashkull apo femer. Se dyti, me 23% ju goditet me shpulla 3 milione shqiptare, ndersa me 9% te gjithe, perfshire edhe ty shoku Plarent juristi, do te paguajne me pak tatim mbi pagen. Pra, qe ta kuptosh edhe nje here, 9 eshte me pak se 23…! Se fundmi, shoku Plarent, zonjat dhe zoterinjte i falen Zotit, kurse ju shoket dhe shoqet, i faleni Edit, Erionit dhe lloj-lloj hajduti rilindas. Besoj, e kupton ndryshimin, apo duhet te ta shpjegoj prap?! Hajt, bej nje sforco dhe kuptoje me te paren, mos me lodh,”-e mbylli Deda.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian teliti julian deda plarent ndreca programi ekonomik i pd dorian teliti julian deda plarent ndreca programi ekonomik i pd

Sondazh

Poll