Bota

ME VIDEO: Nuk kursehet me fjalët! Hoxha nga Prishtina kapet keq me “Për’puthen”: Po e çmendin rininë, për kë shërbe

29 Janar 2021, 16:08 Nga DOSJA
ME VIDEO: Nuk kursehet me fjalët! Hoxha nga Prishtina kapet keq me

PRISHTINË– Imami Husamedin Abazi është revoltuar me emisionin “Për’puthen”, duke mos i kursyer kritikat. Në xhaminë “Hasan Beg” në 4 Llullat në Prishtinë, ai ka mbajtur një “leksion” lidhur me moralin e shoqërisë, duke fajësuar programet televizive se po çmendin rininë. 

Ai ka përmendur me emër emisionin “Për’puthen”, duke i krahasuar vajzat me disa skllave që futen në guackë për t’u shfrytëzuar, duke u shprehur i habitur se përse nuk ka reagime nga shoqatat dhe organizatat që merren me të drejtat e grave.

Nëse ka dalë morali prej tyre ka ikur ai popull. Këto gjëra na janë bërë përditshmëri. Po na ndodh nga televizonet. Me nga 24 orë në ditë, ajo që na serviret është çmenduri. Kam parë edhe në Europë, s’ka shanse që televizionet të japin ashtu. Këta po duan ta çmendin këtë popull. Ta çmendin rininë. Nuk e di për këtë shërbejnë. Degjenerim dhe shkatërrim i vlerave. Ku janë përgjegjësit? Ne hoxhallarët kur flasim për të drejtat e tyre, na thonë mos u përzini. Çdo muaj po na del nga një program. Përputhen e ç’përputhen. Janë çmenduri të llojit të tyre. Askush nuk flet për ato vajza, janë skllave,“-u shpreh ai. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni emisioni perputhen husamedin abazi emisioni perputhen husamedin abazi

Sondazh

Poll