Bota

Gjykata i ndaloi kandidimin në zgjedhje, Albin Kurti: Na duhen 61 deputetë, nuk e njoh vendimin

29 Janar 2021, 16:04 Nga DOSJA
Gjykata i ndaloi kandidimin në zgjedhje, Albin Kurti: Na duhen 61

KOSOVË– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila i ndaloi përfundimisht kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjatë një vizite në Prizren, Kurti tha se se ende nuk e ka parë vendimin e Supremes dhe pasi ta shohë, do ta analizojë për ndërmarrjen e hapave të mëtejshme.

Secili prej duhet ta mbështet listën e VV-së. Neve na duhen 61 deputetë. Të votohet masivisht ashtu sic ka aplikuar mërgata jonë. Më 14 shkurt le ta bëjmë festë të VV-së. Unë nuk e kam parë atë vendim, kur të vjen në zyrën e LVV-së, e trajtojmë dhe e analizojmë se çfarë hapa do të ndërmarrim më tutje, që të ankohemi nëse është kështu”, ka thënë Albin Kurti.

Albin Kurtit nuk i lejohet të marrë pjesë në zgjedhje pasi Gjykata Kushtetuese nxori vendimin se kandidatët që në 3 vitet e fundit kanë një vendim të formës së prerë, nuk mund të garojnë. Kurti ka marrë një dënim më parë me 1.3 vite burg për shkak të trazirave që ndodhën në parlamentin e Kosovës kur ai ishte në opozitë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll