Bota

“E vrava pa dashje!”/ Sot qau në gjyq, avokati i Skënder Krasniqit jep detaje: Arma ishte e Albertit, nëse ka kamera do k

29 Janar 2021, 15:35 Nga DOSJA
“E vrava pa dashje!”/ Sot qau në gjyq, avokati i Skënder

TIRANË– Biznesmeni Skëndër Krasniqi qëlloi me armë për vdekje në mes të Prishtinës djalin e tij Albert Krasniqi, ka dalë ditën e sotme para Gjykatës për t’u njohur me masën e tij të sigurisë. Avokati i tij, Ramiz Krasniqi ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur dhe me pretendimet e klientit të tij.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Krasniqi është shprehur edhe njëherë se babai që vrau të birin është në gjendje të rëndë psikologjike por insiston se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

“Skëndër Krasniqi do të jetë në paraburgim një muaj,. Ai nuk e ka pranuar akuzën. Kemi kontestuar dashjen pra, që ai e vrau djalin me dashje. Si ka mundësi me dashje ta privojë nga jeta, se ata kishin raporte shumë të mira, si mund të thuash që kjo gjë u bë me dashje, Vrasja u krye nga pakujdesia,”-u shpreh avokati. 

Më tej ai ka rrëfyer se lajmet se Albert Krasniqi ka pasur probleme me bashkëshorten, Besa Gashi janë të vërteta por ka ngulmuar se nuk kanë lidhje me vrasjen e tij. Ai shton se nëse në vendin e ngjarjes, në garazhin e godinës ku Alberti jetonte, ka kamera sigurie, versioni i klientit të tij do të vërtetohet lehtësisht. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Skënder Krasniqi nuk ka mundur të kontaktojë me mbrojtësin se është shumë rëndë psikologjikisht. Më ka thënë që e vrava aksidentalisht , nuk e bëra me dashje.

Po për bashkëshorten?

Po e vërtet, për veprimet e tij ai ka qenë në proces gjyqësor, po ka pasur mosmarrëveshje.

Ishte i përfshirë në këtë gjë Skënderi?

Jo absolutisht jo. Skënderi nuk ka mundur të komunikojë shumë, thotë vetëm që e kam vrarë aksidentalisht. Arma ka qenë e Albertit pa leje. Ata u takuan në garazhin e shtëpisë së Albertit. Nëse ka pasur kamera do të kuptohet më shumë, por Skënderi nuk pranon se e ka vrarë me qëllim djalin.

Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, tronditi Prishtinën disa ditë më parë. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin. Sipas avokatit, gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi ramiz krasniqi vritet albert krasniqi albert krasniqi ramiz krasniqi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll