Politike

E vërteta e kandidaturave në Këshillin Drejtues të RTSH/ PD tregon si Rama manipuloi për t’ia hedhur fajin Besnik Mustafa

29 Janar 2021, 15:33 Nga DOSJA
E vërteta e kandidaturave në Këshillin Drejtues të RTSH/ PD

TIRANË- Ka reaguar Partia Demokratike, pasi Kuvendi ka rrëzuar kandidaturën e Besnik Mustafajt për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ish-deputetja e PD-së ka thënë se Kryeministri Rama, po mundohet të marrë nën kontroll të gjitha institucionet.

Po ashtu ajo ka thënë se Vakancat e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptat, Edi Rama i përdori në mënyrë diabolike për ta uzurpuar atë dhe për të kompromentuar figurën e Besnik Mustafaj.

Postimi i plotë: 

Në largim e sipër, Edi Rama po mundohet të bëjë atë që ka bërë pandërprerë gjatë gjithë pushtetit të tij 23 vjeçar, të marrë nën kontroll çdo institucion që mund të ushtrojë presion ndaj mediave dhe të përçajë opozitën. Vakancat e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptat, Edi Rama i përdori në mënyrë diabolike për ta uzurpuar atë dhe për të kompromentuar figurën e z. Besnik Mustafaj. Loja e tij është mjerane. Lajmet e shpërndara nga zyra e propagandës së qeverisë kundër Besnik Mustafajt janë të rreme. Edi Rama vonoi qëllimshëm për 2 vjet kandidaturat e miratuara në unanimitet të plotë, në respekt të ligjit, në Komisionin e Medias, të cilin e drejtoja atëherë. Besnik Mustafaj dhe Edmond Tullumani u mbështetën nga PD, Heldon Halili u mbështet nga PS. Pasi e vonoi votimin 2 vjet, Edi Rama rrëzoi kandidaturat, në një akt të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit. Asnjëherë më parë, nuk ka ndodhur që kandidaturat e miratuara në unanimitet në komision, të rrëzohen nga seanca plenare. Kjo ndodh vetëm me një si Edi Rama që, në fund të pushtetit të tij, të kapë edhe Këshillin Drejtues të RTSH. I trembur nga vendimi i shqiptarëve në 25 prill, bën të tilla lojra të pista. Ky akt, është vula e fundit e Edi Ramës kundër lirisë së medias.

Kuvendi ka rrëzuar kandidaturën e Besnik Mustafajt për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Gjatë seancës së ditës së enjte, Kuvendi vendosi me 74 kundër Mustafajt. Deputetët votuan gjithashtu kundër dy kandidaturave të tjera, Helidon Haliti dhe Edmond Tullumani.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besnik mustafaj besnik mustafaj

Sondazh

Poll