Politike

Sherri në Berlin/ Cakaj tregon versionin e tij: Jam dëshmitar, Rama ka thënë të vërtetën (Video)

2 Maj 2019, 19:57 Nga DOSJA
Sherri në Berlin/ Cakaj tregon versionin e tij: Jam dëshmitar, Rama ka

TIRANË- Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj i ftuar në “Open” ka treguar lidhur mbi sherrin e ndodhur mes Haradinaj dhe Ramës në Samitin e Berlinit. 

Cakaj tha se kryeministri Rama kishte treguar të vërtetën kur kishte deklaruar se ai nuk ishte përshirë në diskutimin për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. 

“Ajo që ka thënë kryeministri Rama nuk është 95,96,97,98,99, por 100% e vërtetë. Në Berlin është kërkuar një pezullim i taksës. Është diskutuar për 4-6 muaj të hiqet taska për t’ju rikthyer dialogut. Por kërkesa nuk është parashtruar në kuadër të diskutimeve zyrtare. Aq më tepër ëstë ofruar edhe mundësia për liberalizimin e vizave. Ishte thjesht një këmbim pikëpamjesh gjatë një takimi informal. Nuk thashë që Haradinaj ka gënjyer por që kryeministri i Shqipërisë ka thënë të vërtetën.Unë jam një prej dëshmitarëve siç tha edhe Haradinaj,“-u shpreh Cakaj.

Dy ditë më parë Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të hequr taksës 100% Serbisë. E gjitha kjo ka ndodhur dy ditë më parë në Samitin e Berlinit, në sytë e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe gjithë liderëve të rajonit. Vetë kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale e mohoi këtë gjë. 

(k.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gent cakaj ramush haradinaj sherri ne berlin taksa ndaj mallrave serbe edi rama gent cakaj ramush haradinaj sherri ne berlin taksa ndaj mallrave serbe

Sondazh

Poll