Bota

Amatorët kundër gjigandëve të Wall Street/ Lufta e aksioneve mban pezull botën, paralajmërohen hetime

28 Janar 2021, 21:52 Nga DOSJA
Amatorët kundër gjigandëve të Wall Street/ Lufta e aksioneve

SHBA– Në kohën kur e gjithë bota vazhdon të flasë për koronavirusin dhe vaksinat, një betejë aksionesh ka marrë vëmendjen e medias dhe opinionit publik jo vetëm në SHBA. Një grup investitorësh amatorë janë kundërvënë ndaj gjigandëve të Wall Street-it. 

Investitorët amatorë po përgjigjen me zemërim pasi platformat e tregtisë frenuan blerjen e aksioneve në firmën amerikane të lojërave GameStop dhe kompani të tjera. Sipas BBC aksionet në GameStop ranë me 55% pas kufizimeve të Covid-19.

Kompanitë e mëdha të ‘fondeve-gardh’ në Wall Street kishin vënë bast miliarda dollarë se aksionet e një firme lojërash, të quajtur GameStop, do të binin ndjeshëm. Firma cilësohej një dështim dhe ‘ujqërit’ e Wall Street nisën të aplikojnë praktikën e njohur si ‘shorting’ me aksionet e firmës GameStop. Kur pritej që aksionet e firmës GameStop të binin ndjeshëm, investitorët amatorë u organizuan në rrjetin social Reddit dhe nisën të blejnë aksione te GameStop me qëllim rritjen e ndjeshme të çmimeve të aksioneve. Ata, rritën çmimin e aksionit me më shumë se 700% në një javë.

Firmat e tjera, të tilla si AMC Entertainment, Koss Corp dhe BlackBerry, gjithashtu panë fitime të mëdha.  Aktiviteti ka tërhequr pyetje nga rregullatorët, të cilët po monitorojnë tregtinë mes frikës nga veprimet e paligjshme.

Kjo luftë nisi të tërhiqte vëmendjen jo vetëm të mediave, por edhe të Shtëpisë së Bardhë, e cila deklaroi se po e ndjek nga afër situatën.

Pikërisht në kohën kur investitorët amatorë nisën të ngrenë vlerën e aksioneve edhe për kompani të tjera, platformat e blerjes së aksioneve bllokuan shitjen e aksioneve për GameStop dhe të tjera kompani.

Sipas BBC, kjo gjë solli zemërim te investitorët amatorë, por edhe te politikanët amerikanë të krahëve të ndryshëm reaguan në lidje me këtë çështje. Ligjvënësit Alexandria Ocasio-Cortez dhe Ted Cruz thanë se nuk duhet të bllokohen investitorët amatorë që të blejnë aksione, ndërkohë që ‘fondet-gardh’ vazhdojnë të tregtojnë aksione lirshëm. 

Teksa janë paralajmëruar hetime, disa analistë thonë se kjo situatë të kujton protestat ‘Pushtoni Wall Street-in’ kur u ndez revolta kundër financiarëve.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota wall street wall street

Sondazh

Poll