Politike

Haradinaj-Stublla bashkëbisedim me Palmer: SHBA e interesuar për Marrëveshjen e 4 Shtatorit dhe formalizmin e njohjes nga Izr

28 Janar 2021, 20:16 Nga DOSJA
Haradinaj-Stublla bashkëbisedim me Palmer: SHBA e interesuar për

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Matthew Palmer, Zëvendës-Ndihmës Sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësues Special për Ballkanin.

Sipas mediave kosovare, Haradinaj-Stublla dhe Palmer kanë biseeuar në lidhje me politikën e Kosovës dhe marrëdhëniet rajonale. Ndërkohë Haradinaj-Stublla tha se kjo arritje kulmore për Kosovën, shtetësinë dhe subjektivitetin e saj ndërkombëtar po arrihet falë rolit kyç të SHBA-ve. Mësohet se Palmer ka konfirmuar se SHBA-ja do të vazhdojë përcjelljen me interesim të lartë zhvillimet në Kosovë.

“Në emër të Kosovës shpreha mirënjohjen tonë për angazhimin dhe vëmendjen e palëkundur të SHBA-ve ndaj Kosovës, dhe bindjen se edhe në këto zgjedhje parlamentare, Kosova do të ruajë standardin e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike e të lira”, ka deklaruar Haradinaj-Stublla. Palmer nga ana e tij konfirmoi se SHBA-të do të vazhdojnë përcjelljen me interesim të lartë zhvillimet në Kosovë, veçanërisht në implementimin e Marrëveshjes së 4 Shtatorit, specifikisht formalizmin e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit”.- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meliza haradinaj stublla meliza haradinaj stublla

Sondazh

Poll