Politike

Dalin MESAZHET! Mjetet hapin rrugën e fshatit mbuluar nga bora, socialisti e informon për gjendjen, Safet Gjici: Jepini bukë

28 Janar 2021, 19:53 Nga DOSJA

KUKËS– Një bisedë mes kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe punonjësit të tij është bërë virale në rrjetet sociale. Tematika e bisedës është puna e Bashkisë për hapjen e rrugëve të mbyllura nga dëbora në fshatrat e Kukësit, ndërsa Gjici jep nga larg kritikat dhe ‘këshillat e tij’.

Punonjësi i Bashkisë e njofton, duke i dërguar edhe foto, se rruga për në fshatin Çajë është bërë e kalueshme, socialisti, jep këshillat e tij, duke mos e kursyer as “fadromistin”. 

PJESË NGA BISEDA: 

Punonjësi: Edhe në fshatin Çaje sa po u hap rruga me mjetin e Bashkisë.

Safet Gjici: Ore Edison, jepni me hangër bukë atij adromistit se ato çajanët vetëm dinë të kërkojnë. Nuk kanë parë ndonjëherë t’u shkojë fadroma.

Mesazhet pretendohet se janë dërguar në grupin e punës së Asamblesë Socialiste në qytet por nuk janë konfirmuar. Po ashtu nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e socialistëve për t’i mohuar tekstet e publikuara në media.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kukes safet gjici kukes safet gjici

Sondazh

Poll