Bota

Për pak u kthye në skenë krimi, pamjet brenda vilës ‘Speci i artë’ në Kavajë që vizitohej dhe nga ministri Arben Ahm

28 Janar 2021, 12:49 Nga DOSJA
Për pak u kthye në skenë krimi, pamjet brenda vilës

KAVAJË– Fotot dhe pamjet që po shikoni vijnë nga vila “Pepe D’oro” (Speci i artë” në Vilë Bashtovë në Kavajë që administrohej nga çifti Kastriot Dema e Carlota Dossena. Kjo vilë turistike, mesnatën e kaluar për pak u kthye në skenë krimi, pasi vetë Dema plagosi të shoqen me thikë.

Por, pavarësisht ngjarjes së trishtë, ky kompleks është mjaft i njohur në zonë për panoramën spektakolare që ofron. Në këtë vilë nuk kanë munguar as vizitat nga figurat publike, siç është edhe ministri Arben Ahmetaj. Ky i fundit shihet mjaft i qeshur krah çiftit Dema-Dossena.

Në fushën pranë kësaj vile mund të bësh edhe xhiro me kuaj, apo të shfrytëzosh pishinën gjigante. Nuk kanë munguar as dasmat apo eventet e organizuara, siç shihet edhe në fotot.

Në këtë hotel ndodhi një ngjarje e rëndë një natë më parë. Karlota ka qenë bashkë me miqtë e saj duke festuar ditëlindjen, por Kastrioti në dhomën tjetër është shqetësuar nga zhurmat. Ai është përleshur me miqtë e të shoqes italiane, e më pas ka marrë thikën dhe ka plagosur edhe vetë gruan e tij. Karlota është dërguar në spital ndërsa vetë Dema po jep sqarime për ngjarjen e ndodhur. Ai ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dhunë në familje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni carlota dossena kastriot dema carlota dossena kastriot dema

Sondazh

Poll

Bota 28 Janar 2021, 11:24

BRUKSEL- Komisionerja e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides ka thënë se takimi me AstraZenecën për të biseduar mbi shpërndarjen e vaks...