Bota

E vrau babai një ditë më parë, mediat serbe japin detaje për Albert Krasniqin: Vrau një student serb në qendër të Prish

28 Janar 2021, 12:36 Nga DOSJA
E vrau babai një ditë më parë, mediat serbe japin detaje

SERBI- Biznesmeni shqiptar, që u vra një ditë më parë nga babai i tij ka ngjallur kureshtje edhe në Serbi, ku mediat kanë raportuar disa detaje mbi jetën e tij të mëparshme. Media serbe Novosti ka shkruar se Albert Krasniqi ka vrarë një student serb në Prishtinë në vitin 2004. 

Media serbe shkruan se Krasniqi u dënua me 9 vite e gjysmë burg për vrasjen e 17-vjeçarit, Dimitrij Popović, por vuajti vetëm 4 vite nga dënimi që mori. Krimi i rëndë sipas medias serbe, ndodhi në një kioske ushqimi, ku Popović ishte me shokët e tij dhe u sulmua nga Krasniqi.

“Shqiptari i Kosovës, Albert Krasniqi, i cili qëlloi për vdekje një student të Shkollës Mjekësore Dimitrij Popović 17 vjeç në një pushkë automatike në qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004, u vra natën e kaluar në Prishtinë. Albert Krasniqi u dënua me nëntë vite e gjysmë burg për vrasjen e një të riu serb, Dimitrij Popović, me të shtëna nga një pushkë automatike. Kjo vrasje brutale ndodhi në një kiosk ushqimi të shpejtë, ku Popoviç ishte me miqtë e tij.  Një automjet Audi me shofer Labinot Gashin  u ndal para kioskës. Në automjet ishte edhe Albert Krasniqi, i cili, pa ndonjë arsye apo rast, qëlloi në drejtim të kioskës në të cilën, në atë moment, ishin disa persona. Popoviç u qëllua në kokë dhe vdiq në vend. Edhe pse u dënua me nëntë vjet e gjysmë burg, Krasniqi vuajti vetëm katër”, shkruhet në artikullin e Novosti.

Albert Krasniqi u vra një ditë më parë në qendër të Prishtinës në orën 17:00 nga babai i tij Skënder Krasniqi. Ky i fundit u përplas me të birin, dhe i kërkoi atij që të dorëzohej në polici, pasi ishte shpallur në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes Besa Gashi. Përpasja mes tyre degradoi në përdorimin e armës dhe Skënderi vrau të birin. Më pas ai telefonoi policinë për tu dorëzuar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi dimitrij popović vritet albert krasniqi albert krasniqi dimitrij popović vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll

Bota 28 Janar 2021, 11:24

BRUKSEL- Komisionerja e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides ka thënë se takimi me AstraZenecën për të biseduar mbi shpërndarjen e vaks...