Politike

PD i bën thirrje Bashkisë: Boll me tallje, rindërtoni shtëpine e Riza Nozllit dhe mos mashtroni shqiptarët

28 Janar 2021, 10:46 Nga DOSJA
PD i bën thirrje Bashkisë: Boll me tallje, rindërtoni

TIRANË– Partia Demokratike iu është drejtuar me një thirrje Bashkisë së Tiranës, institucion të cilit i kërkojnë që të përfshijnë në programin e rindërtimit familjen e Riza Shaban Nozollin. Zëdhënësia Ina Zhupa ishte e pranishme ditën e sot në shtëpinë e familjes Nozolli prej nga i bën thirrje Bashkisë që të heqin dorë nga mashtrimet në rrjetet sociale dhe të ndihmojë banorët që janë në pamundësi.

POSTIMI I PARTISË DEMOKRATIKE:

Rizai u detyrua nga balta e Bashkisë Tiranë të merrte një certifikatë personale sot që të dukej qartë atësia që ai nuk është Riza Riza Nozlli.Futeni në programin e rindërtimit Riza Shaban Nozllin që i është shkatërruar shtëpia dhe lërini mashtrimet nëpër rrjete sociale me Riza të tjerë. Boll tallje me qytetarët që nga halli denoncojnë braktisjen e shtetit dhe skanë ndonjë dëshirë të dalin të tregojnë vuajtjet dhe pamundësitë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia tirane ina zhupa partia demokratike bashkia tirane ina zhupa partia demokratike

Sondazh

Poll